13 Dhjetor 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 87/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 87/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë”.
Nr. Dekretit 10992
Tiranë, më 13.12.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META