18 Dhjetor 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 91/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 91/2018 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Kigalit të Protokollit të Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit””.
Nr. Dekretit 11002
Tiranë, më 18.12.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META