18 Dhjetor 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 92/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 92/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë, 2014-2020, alokimet e vitit 2017”.
Nr. Dekretit 11003
Tiranë, më 18.12.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META