Presidenti Meta dekreton thirrjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Meta dekreton thirrjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

D E K R E T

PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË REPUBLKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10599
Tiranë, më 29.08.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META