18 Dhjetor 2018 Presidenti Meta dënon kërcënimet ndaj gazetarit, Ylli Rakipi
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z. Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës.
Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z. Rakipi dhe të gjithë gazetarët, të cilët me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.
Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.
Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre, që është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit.
]]>