Presidenti Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij

Presidenti Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij

Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Më poshtë linku përkatës ku gjendet i publikuar Dekreti nr. 11055, datë 15.01.2019 dhe arsyet bashkëlidhur tij.

http://arkiva.president.al/Presidenti-Meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-111-2018-per-kadastren-arsyet-e-kthimit-per-rishqyrtim-te-ligjit/  ]]>