23 Nëntor 2018 Presidenti Meta mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të Prof.Dr. Luan Hajdaragës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të Prof.Dr Luan Hajdaragës që u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deputeti i Parlamentit Shqiptar Anastas Angjeli, ish-Kryeparlamentari, Namik Dokle, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe mjaft personalitete të tjera të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve në Maqedoni.
Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Presidenti vlerësoi kontributin e Luan Hajdragës në jetën politike dhe akademike të Shqipërisë, por edhe për kontributin e tij për shqiptarët jashtë kufijve.
“Luan Hajdaraga hyri në jetën politike shqiptare si zë i fuqishëm progresist. Luan Hajdaraga si akademik jetën e kishte të lidhur me të rinjtë dhe studentët. Prof.Dr Luan Hajdarga është një kontributor i spikatur në periudhën e vështirë të Luftës së Kosovës. Luan Hajdaraga është personalitet që i kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë, i lidhur ngushtë me të gjitha trevat shqiptarë”,- tha ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta.