Presidenti Meta në Berat: Nuk ka ilaç më të mirë se sa sporti për fëmijët e të rinjtë!

Presidenti Meta në Berat: Nuk ka ilaç më të mirë se sa sporti për fëmijët e të rinjtë!

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë në qytetin e Beratit, ku u mikprit nga Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë të Parlamentit dhe qindra banorë.

Fillimisht Presidenti Meta përshëndeti pjesëmarrësit në maratonën e 6-të të Beratit, e cila nisi në pedonalen e qytetit, duke falënderuar gjithë ata që kanë mbështetur zhvillimin e këtij aktiviteti sportiv kaq domethënës, e duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, të gjithë garuesit, duke vënë në dukje se u përkasin të gjitha brezave.

“Padyshim që maratona është një sport mjaft kuptimplotë pasi është ndoshta ajo disiplinë sportive që kërkon rezistencë, durim, vizion, forcë dhe besim. U uroj të gjithë pjesëmarrësve suksese në këtë maratonë të Beratit dhe shpresoj që vitin tjetër ta bëj edhe unë këtë maratonë së bashku me ju!”, – theksoi Presidenti Meta.

Në përfundim të maratonës së Beratit, Presidenti i Republikës dhe drejtuesit vendorë u dhanë kupën dhe medaljet fituesve, duke i përgëzuar ata për sukesin në këtë garë të gjatë e të vështirë sportive, por mjaft domethënëse.