Presidenti Meta përshëndet votimin unanim nga Kuvendi, të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO

Presidenti Meta përshëndet votimin unanim nga Kuvendi, të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta: “E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi, të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO!

Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.

Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen trans-atlantike!

Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!

Më të sigurtë dhe më të fortë së bashku në NATO!”