Presidenti Meta pret delegacionin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, të kryesuar nga zoti Zhang Qingli

Presidenti Meta pret delegacionin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, të kryesuar nga zoti Zhang Qingli

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot delegacionin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, të kryesuar nga Nënkryetari zoti Zhang Qingli, që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit të lartë kinez.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi intensifikimin e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme politike, parlamentare dhe akademike në vitet e fundit.

]]>