22 Maj 2020 Presidenti Meta pret në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Sh.T.Z. Duncan Norman
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Sh.T.Z. Duncan Norman.
Presidenti Meta e falënderoi Ambasadorin Duncan për angazhimin e Tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.
Presidenti Meta shprehu angazhimin e Tij për Platformën (Non Paper) e bërë publike me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog.
Presidenti Meta rikonfirmoi mirënjohjen për Britaninë e Madhe për mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Shqipërisë dhe stabilitetit në rajon.