Presidenti Meta pret në takim kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar

Presidenti Meta pret në takim kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot me kërkesën e Tij, në Pallatin e Brigadave, kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar.

Presidenti Meta i falënderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik, për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.