Presidenti Meta pret në takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë së Gjermanisë, z. Christian Lange

Presidenti Meta pret në takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë së Gjermanisë, z. Christian Lange

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, z. Christian Lange.

Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve.

Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti Meta theksoi se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.