23 Prill 2019 Presidenti Meta pret në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian, z. Fabio Massimo Castaldo
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Stelle), z. Fabio Massimo Castaldo.
Kreu i Shtetit e falënderoi z. Castaldo për angazhimin e tij lidhur me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.
Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Italia dhe Parlamenti Europian i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Zëvendës Presidenti i PE, z. Castaldo e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për mbështetjen e tij dhe të Italisë në këtë proces.