4 Maj 2019 Presidenti Meta pritet në takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
Stamboll
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve, Presidenti Meta dhe Presidenti Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”, – u shpreh Presidenti Meta.
Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.
]]>