12 Shtator 2018 Presidenti Meta priti delegacionin e Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit, Z. Kadri Veseli
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit, Z. Kadri Veseli ku bënin pjesë Z/Kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Presidenti Meta theksoi se Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.
Presidenti Meta nënvizoi se situata kërkon që shumica qeverisëse të krijojë një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën, por edhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik.
Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partnerët tanë strategjikë të angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit, – theksoi Presidenti Ilir Meta.
]]>