26 Nëntor 2018 Presidenti Meta priti në një takim lamtumire Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, zonjën Jiang Yu, në mbyllje të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.
Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur të Ambasadores Yu, për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kinës, në traditën më të mirë të tyre, gjatë mandatit të saj.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e Ambasadores Jiang Yu për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atë kulturor dypalësh.
]]>