Presidenti Meta takohet me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev

Presidenti Meta takohet me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev

Jeruzalem, Izrael

Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Sh.T.Z. Rumen Radev.

Kreu i Shtetit shqiptar e falënderoi Presidentin Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Presidenti Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë, duke nënvizuar se “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Presidenti Meta dhe Presidenti Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.