Presidenti Meta vlerëson ish-futbollistët e shquar shqiptarë të Ekipit Kombëtar: Dinella dhe Gjinali

Presidenti Meta vlerëson ish-futbollistët e shquar shqiptarë të Ekipit Kombëtar: Dinella dhe Gjinali

Uashington D. C., SHBA

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të 67-të të Lutjeve, Presidentit i Republikës, Sh.T. Z. Ilir Meta vlerësoi dy ish-futbollistët e shquar të Kombëtares shqiptare, Koço Dinella dhe Frederik Gjinali.

Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar në Ambasadën shqiptare në kryeqytetin amerikan, Presidenti Meta i dorëzoi zotit Koço Dinella, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe kontributin e vyer në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të rralla si portier i shkëlqyer në ekipin ‘Skënderbeu’ dhe atë Kombëtar; për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”.

Ndërsa zoti Frederik Gjinali u vlerësua nga Presidenti Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh”: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në arritjet e skuadrës së futbollit ‘Dinamo’, si dhe përfaqësimin dinjitoz me Ekipin Kombëtar Shqiptar, veçanërisht me rezultatin në ndeshjen me Gjermaninë (1967)”.

]]>