Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Bashkie Bulqizë, Qarku Dibër

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Bashkie Bulqizë, Qarku Dibër

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR
KRYETAR BASHKIE, BASHKIA BULQIZË, QARKU DIBËR

Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,  si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar),

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 23 qershor 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Bulqizë, qarku Dibër.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
Nr. Dekretit   8208
Tiranë, më 31 maj 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                   
                                                                                                     BUJAR NISHANI