2 Gusht 2013 Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Komune, Komuna Rrethina, Qarku Shkodër
D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR
KRYETAR KOMUNE, KOMUNA RRETHINA, QARKU SHKODËR
Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar),
D e k r e t o j
Neni 1
Caktimin e datës 1 shtator 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të komunës Rrethina, qarku Shkodër.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8283
Tiranë, më 2 gusht 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI