Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Komune, Komuna Sevaster, Qarku Vlorë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Komune, Komuna Sevaster, Qarku Vlorë

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR
KRYETAR KOMUNE, KOMUNA SEVASTER, QARKU VLORË

Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,  si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar),

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 23 qershor 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të komunës Sevaster, qarku Vlorë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit   8213
Tiranë, më 03 qershor 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                   
                                                                                                     BUJAR NISHANI