31 Maj 2013 Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar në Njësinë Bashkiake Nr. 1, Tiranë
D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR
KRYETAR NË NJËSINË BASHKIAKE NR.1, TIRANË
Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar),
D e k r e t o j
Neni 1
Caktimin e datës 23 qershor 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar në njësinë bashkiake nr. 1, Tiranë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8210
Tiranë, më 31 maj 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI