5 Dhjetor 2016 Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin
D E K R E T
PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN
Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 9883
Tiranë më 05.12.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI