Presidenti Nishani dekreton caktimin e përkohshëm të kandidatëve për magjistratë, për të kryer stazhin profesional si gjyqtarë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e përkohshëm të kandidatëve për magjistratë, për të kryer stazhin profesional si gjyqtarë

D E K R E T

PËR CAKTIMIN E PËRKOHSHËM TË KANDIDATËVE PËR MAGJISTRATË, PËR TË KRYER STAZHIN PROFESIONAL SI GJYQTARË

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 19 të ligjit nr.8136, datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Nurjeta Tafa, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Enkeleda Kapedani, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ejona Lazellari, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Elsa Ulliri, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Atalanta Zeqiraj, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Aurel Arapi, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Flojera Davidhi, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Genti Dokollari, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sokol Pina, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Arben Dosti, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8353
Tiranë, më 21 tetor 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                            BUJAR NISHANI