16 Gusht 2012 Presidenti Nishani dekreton dhënie grade madhore nr.7745
DEKRET
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje germës d, të nenit 92 dhe nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 7, të nenit 7, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të pikës 5, të nenit 13, të ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Kolonel Qemal Demçe SHKURTI, me detyrë Shef i Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 7745
Tiranë, më 16.08.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI