24 Qershor 2013 Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Kolonelit Ylber Selman Dogjani
DEKRET
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të gërmës d, të nenit 92 dhe nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 7, të nenit 7, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të pikës 5, të nenit 13 të ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Kolonel Ylber Selman Dogjani, me detyrë Komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 8230
Tiranë, më 24.06.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI