Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore "Gjeneral Brigade", Tonin Ndue Markut

Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore "Gjeneral Brigade", Tonin Ndue Markut

D E K R E T

PËR

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Tonin Ndue Marku, me detyrë “Komandant i Qendrës së Bashkuar Operacionale” i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 10011
Tiranë, më 16.02.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI