Presidenti Nishani dekreton emërimin e Akademikut Muzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e Akademikut Muzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KRYETARIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE

Në mbështetje të neneve 92 shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës,  si dhe të nenit 11 pika 1 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë” të ndryshuar, me propozim të Akademisë së Shkencave,

D E K R E T O J

Neni 1

Akademiku Muzafer Korkuti emërohet Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 05.09.2013
Nr. dekretit: 8300

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI