Presidenti Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes

Presidenti Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes

D E K R E T
PËR
EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 9 të ligjit nr. 117/2012 “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”, dhe me propozim të Kryeministrit.

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani emërohet në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 8246
Tiranë, më  04.07.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                           BUJAR NISHANI