Presidenti Nishani dekreton emërimin e Këshillit të Ministrave

Presidenti Nishani dekreton emërimin e Këshillit të Ministrave

 D E K R E T

PËR
EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:
1.    Zoti Edi Rama, Kryeministër
2.    Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
3.    Zoti Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme
4.    Zonja Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes
5.    Zoti Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
6.    Zonja Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian
7.    Zoti Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
8.    Zoti Edmond Haxhinasto, Ministër i  Transportit dhe Infrastrukturës
9.    Zonja Eglantina Gjermeni, Ministër i  Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10.    Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11.    Zonja Lindita Nikolla, Ministër i  Arsimit dhe Sportit
12.    Zoti Nasip Naço, Ministër i  Drejtësisë
13.    Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i  Kulturës
14.    Zoti Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15.    Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
16.    Zoti Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
17.    Zoti Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë
18.    Zoti Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
19.    Zonja Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20.    Zoti Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore
21.    Zoti Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8304    
Tiranë, më 11 shtator 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                     
                                                                        BUJAR NISHANI