Presidenti Nishani dekreton emërimin e Komandantit të Forcës Detare

Presidenti Nishani dekreton emërimin e Komandantit të Forcës Detare

D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, emërohet  Komandant i Forcës Detare.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 7757
Tiranë, më 16.08.2012

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                  BUJAR NISHANI