16 Gusht 2012 Presidenti Nishani dekreton emërimin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E KOMANDANTIT TË KOMANDËS SË DOKTRINËS DHE STËRVITJES
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 7755
Tiranë, më 16.08.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI