Presidenti Nishani dekreton emërimin e Prof.Dr. Ali Refatllari, Rektor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e Prof.Dr. Ali Refatllari, Rektor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

D E K R E T

PËR
EMËRIMIN E REKTORIT NË UNIVERSITETIN  E  MJEKËSISË, TIRANË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999  “Kodi i Procedurave Administrative”, i ndryshuar, si dhe të nenit 23, pika 2 të ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit,

D e k r e t o j

Neni 1

Prof.Dr. Ali Refatllari, emërohet në postin e autoritetit drejtues, Rektor, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  8514
Tiranë, më 07.03.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                      BUJAR NISHANI