Presidenti Nishani dekreton emërimin e prokurores Pranvera Pustina në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Presidenti Nishani dekreton emërimin e prokurores Pranvera Pustina në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

D E K R E T
PËR
EMËRIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gëma “c”, dhe 21, pika 2 dhe 3, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Pranvera Pustina, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  9430
Tiranë, më 18 Shkurt 2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI