18 Shkurt 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e prokurorit Arenc Çela në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda
D E K R E T
PËR
EMËRIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gëma “c”, dhe 21, pika 2 dhe 3, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Arenc Çela, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9429
Tiranë, më 18 Shkurt 2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI