Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Arjan Qafa, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Arjan Qafa, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit

D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Arjan Qafa, emërohet gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  9463
Tiranë, më 15.03.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI