Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Besmir Hito Stroka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Besmir Hito Stroka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër

D E K R E T

PËR

EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës, si dhe nenit 12, pika 1, të ligjit nr.9877 datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Besmir Hito Stroka emërohet gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9654
Tiranë, më 23.06.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI