Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Dritan Tola, ambasador në Republikën e Francës, rezident, në Principatën e Monakos, jorezident, si dhe në Republikën e Portugalisë, jorezident

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Dritan Tola, ambasador në Republikën e Francës, rezident, në Principatën e Monakos, jorezident, si dhe në Republikën e Portugalisë, jorezident

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Dritan Tola, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Francës, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Monakos, jorezident, emërohet edhe në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Portugalisë, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8775
Tiranë, më  05.11.2014  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                               BUJAR NISHANI