Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Edmond Caca, ambasador në Shtetin e Katarit

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Edmond Caca, ambasador në Shtetin e Katarit

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Edmond Caca, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8726
Tiranë, më  02.10.2014  

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                               BUJAR NISHANI