6 Janar 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ermal Dredha, ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Ermal Dredha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9394
Tiranë, më 06.01.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI