23 Korrik 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ernal Filo, ambasador në Republikën e Malit të Zi
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Ernal Filo, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8639
Tiranë, më 23.07.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI