Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Fatos Reka, ambasador në Republikën e Maqedonisë, rezident

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Fatos Reka, ambasador në Republikën e Maqedonisë, rezident

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Fatos Reka, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9094
Tiranë, më  14.05.2015 

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                               BUJAR NISHANI