5 Qershor 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ilir Abdiu, ambasador në Mbretërinë e Suedisë, rezident, dhe në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës, Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Ilir Abdiu, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8589
Tiranë, më 05.06.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI