Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ilir Boçka, ambasador në Republikën e Serbisë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ilir Boçka, ambasador në Republikën e Serbisë

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Ilir Boçka, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8487
Tiranë, më 10.02.2014 

   PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI