5 Qershor 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ilir Melo, ambasador në Republikën e Kroacisë
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Ilir Melo, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8588
Tiranë, më 05.06.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI