Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Mynyr Koni, Rektor në Universitetin e Tiranës

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Mynyr Koni, Rektor në Universitetin e Tiranës

D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË  TIRANËS

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës,  të nenit 39, pika 8 të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve në universitetet publike, përcjellë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Mynyr Koni, emërohet në postin e autoritetit drejtues, Rektor, në Universitetin e Tiranës.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 9609
Tiranë, më 26.05.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI