13 Mars 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Olsi Xhavella, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Olsi Xhavella, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8517
Tiranë, më 13.03.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI