2 Tetor 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ridi Kurtezi, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Z. Ridi Kurtezi, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8725
Tiranë, më 02.10.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI