Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Aida Sakiqi – Vandecasteele, ambasadore në Mbretërinë e Hollandës, rezidente, dhe pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezidente

Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Aida Sakiqi – Vandecasteele, ambasadore në Mbretërinë e Hollandës, rezidente, dhe pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezidente

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Znj. Aida Sakiqi-Vandecasteele, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8548  
Tiranë, më  29.04.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                               BUJAR NISHANI